Tërësisht e mbyllur për komunikacion rruga Gostivar - Strazhë
- Nga ora 16:15 tërësisht për qarkullim është i mbyllur aksi rrugor Gostivar - Strazhë, kumtoi LAMM.
- Post By Besnik Shuki
- 17:51, 25 nëntor, 2023

Shkup, 25 nëntor 2023 (MIA) - Nga ora 16:15 tërësisht për qarkullim është i mbyllur aksi rrugor Gostivar - Strazhë, kumtoi LAMM.
Për shkak të kushteve të këqija të motit, nga ora 16:15 në aksin rrugor Gradsko Prilep, në vendin "Pletvar" dhe anasjelltas, ka ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese.
Nga ora 16:30 në aksin rrugor Kriva Pallankë, vendkalimi kufitar "Deve Bair" është i mbyllur për automjete t rënda transportuese. bsh/
Foto: MIA arkiv