• e shtunë, 22 shkurt 2025

Të shtunën turne falas në Shkup dhe Manastir me rastin e Ditës botërore të ciceronëve turistik

Të shtunën turne falas në Shkup dhe Manastir me rastin e Ditës botërore të ciceronëve turistik

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) - Me rastin e Ditës botërore të ciceronëve turistik, Asociacioni i ciceronëve turistik dhe shoqëruesve të Maqedonisë të shtunën organizojnë turne falas në Shkup dhe Manastir.

Në Shkup tubimi i qytetarëve të interesuar do të jetë para shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës në rrugën “Maqedoni”, me fillim në orën 12 dhe 13, ndërsa në Manastir fillon në orën 11 para Muzeut dhe 12 tek Kulla e sahatit. 

"Të gjithë ata që janë të interesuar dhe dëshirojnë të mësojnë për monumentet kulturore dhe historike të qytetit të Shkupit dhe Manastirit mund të marrin pjesë", thonë nga Asociacioni i ciceronëve turistik dhe shoqëruesve të Maqedonisë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR