Të shtëna në Kumanovë, lëndohet një person
- Pasdite në qendër të Kumanovës ka pasur të shtëna, konfirmoi SPB Kumanovë, prej ku paralajmëruan hollësira pas përfundimit të ekspertizës.
- Post By Besnik Shuki
- 18:43, 5 dhjetor, 2023

Kumanovë, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Pasdite në qendër të Kumanovës ka pasur të shtëna, konfirmoi SPB Kumanovë, prej ku paralajmëruan hollësira pas përfundimit të ekspertizës.
Nga spitali i përgjithshëm i Kumanovës konfirmuan se tek ata me automjet të Ndihmës emergjente në ora 17:38 është sjellur një person mashkull me dy plagë nga armë zjarri në të dy këmbët.
Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, personi u dërgua në Shkup. bsh/
Foto: MIA