• e mërkurë, 16 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të sëmurë nga gripi 511 raste të reja, rënie prej 39,1 për qind krahasuar me javën e kaluar

Të sëmurë nga gripi 511 raste të reja, rënie prej 39,1 për qind krahasuar me javën e kaluar

 Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Në javën e 13-të të vitit 2025 - nga 24 deri më 30 mars, në shtet janë raportuar 511 raste të raportimeve në grup të personave të prekur nga gripi - sëmundje të ngjashme me gripin. Kjo paraqet për 39,1 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. Numri i rasteve të raportuara këtë javë, krahasuar me javën e 13-të të sezonit të kaluar, është rritur për 3,1 herë, ndërsa krahasuar me numrin e javës së 13-të të kurbës tipike të epidemisë, të modeluar nga 14 sezonet e fundit, është rritur me 53,6 për qind, informojnë pasdite  nga Instituti për Shëndet Publik.

Të sëmurët e kësaj jave janë regjistruar në 20 QSHP/NJR, Shkup - 198, Tetovë - 67, Gostivar - 51, ndërsa në të tjerat numri i pacientëve është më i vogël ose i barabartë me pesëdhjetë.

 Gjatë kësaj jave, në 9 njësi raportimi është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, në 10 sezonal, në 10, ndërsa në Makedonski Brod - aktivitet mesatar të virusit të gripit.

 Në sezonin 2024/2025, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit - sëmundje të ngjashme me gripin është 25.011, sipas të dhënave të Institutit.

 Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të raportuara është rritur për 72,6 për qind dhe krahasuar me modelin e 14 sezoneve të fundit, është regjistruar një rritje prej 22,7 për qind. Kumulativisht, të sëmurët janë raportuar nga njëzet e nëntë QPSH/NJR. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në territorin e Shkupit, ndërsa incidenca më e lartë kumulative është regjistruar në territorin e Dibrës.

 Në përfundim me javën e 13-të, në shtet janë vaksinuar gjithsej 72.294 persona me vaksina falas ose komerciale kundër gripit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR