• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të rinjtë duan që të kemi korridore dhe rrugë me të gjithë fqinjët, konsideron Kovaçevski

Të rinjtë duan që të kemi korridore dhe rrugë me të gjithë fqinjët, konsideron Kovaçevski

Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Bërja e çdo lloj rruge rajonale ndërkombëtare mund të jenë temë bisedimi mes kujtdo, por lëndë e realizimit mund të jetë vetëm mes qeverive, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe shtoi se të rinjtë në vend duan të kemi korridore dhe rrugë me të gjithë fqinjët.

Për rrugën nga Prizreni në Tetovë, ai tha se bëhet fjalë për një ide shumë më të vjetër se vizita e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Komunën e Tetovës dhe Çairit, të cilat sipas tij janë keqpërdorur për qëllimet ditore politike nga të dy kryetarët e komunave që, siç tha ai, duan të afirmohen në skenën politike.

"Ajo rrugë mund të jetë temë bisede mes fqinjëve, ndërmjet përfaqësuesve të partive politike, mes miqsh, por objekt realizimi mund të jetë vetëm mes qeverive. Nuk ka rëndësi nëse zëvendësministri i Kosovës ka ardhur për të biseduar me një palë për këtë. Ai mund të flasë me këdo. Qeveritë kanë nënshkruar një memorandum, në të cilin thuhet se në të ardhmen duhet të mendohet për ndërtimin e rrugës që do të lidhë Prizrenin dhe Tetovën dhe do t'i bashkohet Korridorit 8", tha Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes gjatë vizitës së sotme në kompaninë "Data Masters" në Shkup.

Осумдесет пратеници се потребни за глас за европска Македонија. На Владата и се потребни 61 пратеник за да може полноправно да одлучува и да работи до изборот на следна влада. Двотретиснкото

Theksoi se kudo që ndërtohet një rrugë magjistrale apo autostradë, rajoni është në zhvillim dhe shtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë për të ndërtuar një rajon që do të integrohet në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se kështu do të jetë dhe tha se konceptet arkaike nga koha e romantizmit kombëtar për shtetet e mëdha kanë marrë fund.

Theksoi se në Kuvendin tonë ka ende një deputet që vjen nga radhët e ish-UDBA-s dhe shtoi se nuk pret që ai të dëshirojë ta shohë vendin në Bashkimin Evropian.

"Ai ndërtoi një karrierë që vendi të mos jetë në BE dhe të jetë në kundërshtim me të gjithë fqinjët. Nuk mund të pritet që ai të udhëheqë vendin drejt BE-së. Shtetin në BE mund ta dërgojnë politikanët e rinj që kanë parë se çfarë duan brezat e rinj. Të rinjtë tanë duan të punojnë në BE për standarde më të larta, siguri më të mirë sociale, qeverisje më të mirë të demokracisë. Ata duan të kenë korridore dhe rrugë", tha Kovaçevski. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR