• e premte, 05 dhjetor 2025

Të punësuarit në "Parqe dhe Gjelbrime", "Florakom" dhe "Luna" përsëri në protestë, nga data 28 njoftojnë aktivizimin e vendimit për grevë 

Të punësuarit në

Shkup, 22 tetor 2025 (MIA) - Të punësuarit në "Parqe dhe Gjelbërime", "Florakom" dhe "Luna" të organizuar nga Sindikata e Pavarur e Administratës Shtetëror, sot protestuan për shkak të mospagesës së pagës së shtatorit. Duke bllokuar kryqëzimin e bulevardit "Ilinden", ata kërkuan pagesën e pagës dhe respektimin e dispozitave të marrëveshjes kolektive, gjegjësisht pagesën e shtesave në paga, regresin për pushim vjetor, kompensimi për ndërprerjen e kontratës së punës, etj.

Drejtuesit e kontratës së punë i dhanë afat deri më datën 28 të këtij muaj kur skadon afati për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, ndërsa në të kundërtën, do të aktivizojnë vendimin për grevë. 

"Çdo ditë kërkojmë takim dhe ende nuk kanë pranuar për bisedë. Nuk kanë vullnet për dialog, prandaj ne jemi të detyruar të kërkojmë të drejtën tonë në rrugë" deklaroi Goran Ristevski, kryetar i sindikatës së degës. 

Siç theksoi, prej vitesh zgjatë mosrespektimi i marrëveshjes kolektive. 

"Kjo zgjatë tashmë prej tre vitesh. Ne kemi nënshkruar marrëveshjen kolektive, por jo për t'i dhënë afat të shtyrë përmbushjes së detyrimeve të tyre ndaj punonjësve, por që kërkesat tona të mos vjetërsohen. Vullneti ynë i mirë ishte i sinqertë, por nga ana e ndërmarrjes publike nuk ka ndjeshmëri për të respektuar punën e punonjësve", tha Risteski. 

Punonjësit e "Parqe dhe Gjelbërime" kanë për detyrë pastrimin e parqeve dhe sipërfaqeve të gjelbra, pra mbledhjen e mbeturinave që ndodhen në këto zona. 

Sipas Ristevskit, ata e kryejnë këtë punë, por po humbasin motivimin për shkak të mospagesës së pagave. 

"Mbeturinat nga kontenjerët që nuk janë mbledhur dhe janë shpërndarë në hapësirat e gjelbra, duhet t'i mbledhin po këta punëtorë. Ata kanë vullnet pune, por ngadalë po e humbasin, sepse që nga shtatori nuk kanë marrë paga", tha Ristevski. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR