• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të punësuarit në NQP Shkup akuzohen për keqpërdorim të 23 milionë denarëve

Të punësuarit në NQP Shkup akuzohen për keqpërdorim të 23 milionë denarëve

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur akuzë kundër tre të punësuarve të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik Shkup për keqpërdorim gjatë shërbimit. Sipas akuzës, tre bashkëautorët kanë përvetësuar para që i janë besuar shërbimit në vlerë prej 23.133.245 denarë, me qëllim të përfitimit të pasurisë kundërligjore.

Siç kumtojnë nga prokuroria, tre bashkëautorët, në periudhën prej 01.12.2018 deri më datë 05.08.2021, me qëllim kanë kryer disa veprime, që paraqesin realizim të shumëfishtë të veprës së njëjtë.

"Ata së bashku, si persona përgjegjës të punësuar në Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik - Shkup, me qëllim të përfitimit personal të pasurisë së kundërligjshme, kanë përvetësuar para të cilat i janë besuar shërbimit në vlerë të përgjithshme prej 23.133.245 denarë, që paraqet dobi të konsiderueshme të pasurisë", thuhet në kumtesën e prokurorisë.

Prej aty shtojnë se dy nga të akuzuarit, shitës biletash në vendet për shitjes – biletaria "Tregu i gjelbërt" dhe QTQ , kanë paguar më pak para të gatshme, ndërsa i akuzuari i tretë, referent-kontabilist i pavarur në Departamentin e Kontabilitetit – Sektori për punë financiare në NQP, edhe pse e dinte se mjetet nuk ishin paguar, kryente regjistrime, riregjistrim, korrigjime dhe veprime të tjera pa dokumentacion, për të justifikuar dhe mbuluar paratë e papaguara nga qarkullimi ditor.

Prokurori publik, me ngritjen e akuzës, propozoi edhe caktimin e masave të kujdesit – ndalim të largimit nga vendbanimi, gjegjësisht vendqëndrimit, obligim i të akuzuarit që herë pas here të paraqitet te zyrtari i caktuar apo te organi kompetent shtetëror, konfiskimin e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit ose tjera për kalimin e kufirit shtetëror, gjegjësisht ndalimin për nxjerrjen të tij. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR