Të punësuarit në NPK të Dibrës maksimalisht janë angazhuar në pastrimin e qytetit
- Të punësuait e Ndërmarrjes Publke Komunale të Dibrës "Standard" këto ditë maksimalisht janë angazhuar në pastrimin e qytetit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:21, 19 shkurt, 2024

Dibër, 19 shkurt 2023 (MIA) - Të punësuait e Ndërmarrjes Publke Komunale të Dibrës "Standard" këto ditë maksimalisht janë angazhuar në pastrimin e qytetit.
"Falë kushteve të mira të motit, pas pastrimit të pastrimit të deponive të egra, filluam me pastrimin e mbeturinave nga rrugët dhe trotuaret, ndërsa nga mbrëmja filluam me larjen e rrugëve. Jemi të angazhuar maksimalisht në realizimin e aktiviteteve të larjes së rrugëve në mënyrë që qyteti të jetë sa më i pastër", tha për MIA-n Burim Kaba, drejtor NPK "Standard".
Ai shton se aksioni për pastrimin e rrugëve në komunë do të shtrihet edhe në vendbanimet rurale.
"Është praktikë e jona të cilën e zbatojmë për disa vite me radhë dhe po e vazhdojmë. Dhe me këtë rast dua t'u bëj apel qytetarëve që të hedhin mbeturinat në vendin e caktuar për këtë. Kemi një natyrë të bukur dhe është për të ardhur keq që e ndotim", thotë Kaba.
Foto: MIA