• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të punësuarit në Amazon në Britaninë e Madhe kanë nisur një sërë grevash

Të punësuarit në Amazon në Britaninë e Madhe kanë nisur një sërë grevash

Londër, 13 shkurt 2023 (MIA) – Punëtorët në magazinën e “Amazon” në Britaninë e Madhe do të kenë grevë edhe për shtatë ditë të tjera për shkak të intensifikimit të mosmarrëveshjes për pagat, publikoi sot sindikata e tyre.

Anëtarët e sindikatës GMB në magazinën në Koventri, Anglia qendrore, kanë njoftuar se më shumë se 350 punëtorë do të ndërmarrin veprime të reja në 28 shkurt, 2 mars dhe 13-17 mars.

Muajin e kaluar, anëtarët e asaj sindikata britanike organizuan grevën e parë kundër gjigantit amerikan të tregtisë elektronike.

Drejtuesit e Amazon mund ta ndalojnë këtë veprim nëse bëjnë gjënë e duhur dhe negociojnë një rritje të duhur të pagave me punëtorët, theksohet në kumtesën e sindikatës GMB . ls/

QËNDRONI TË LIDHUR