Të punësuarit e mbrojtjes dhe pjesëtarët e Armatës festuan përvjetorin e 31-të të Armatës
- Në prag të Ditës së Armatës që shënohet nesër, punonjësit në mbrojtje dhe pjesëtarët e Armatës sot në stadiumin ushtarak festuan 31 vjetorin e Armatës së Maqedonisë. Në këtë aktivitet u lexuan emrat e të gjithë oficerëve të graduar deri në gradën nënkolonel, si dhe oficerët e shpërblyer dhe vlerësuar në mbrojtje dhe pjesëtarët e Armatës.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:50, 17 gusht, 2023
Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Në prag të Ditës së Armatës që shënohet nesër, punonjësit në mbrojtje dhe pjesëtarët e Armatës sot në stadiumin ushtarak festuan 31 vjetorin e Armatës së Maqedonisë. Në këtë aktivitet u lexuan emrat e të gjithë oficerëve të graduar deri në gradën nënkolonel, si dhe oficerët e shpërblyer dhe vlerësuar në mbrojtje dhe pjesëtarët e Armatës.
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në fjalimin e saj theksoi se ndihet krenare për profesionalizmin, motivimin dhe përkushtimin me të cilin filluan dhe zbatohen iniciativat e fuqishme reformuese në mbrojtje.
"Një ministër është po aq i suksesshëm sa bashkëpunëtorët e tij dhe faktet tregojnë se mbrojtja funksionon jashtëzakonisht me sukses, prandaj merita nuk është e imja, nuk është e një individi, por e të gjithë neve së bashku, sepse jemi një familje, një organizëm që mund të funksionojë vetëm nëse punojmë si një, të bashkuar në qëllimin tonë të përbashkët", tha ministrja.
Petrovska falënderoi pjesëtarët e Armatës sepse çdo sfidë e pranojnë si detyrë tjetër të cilën e kryejnë me përkushtim maksimal, profesionalisht dhe pa hezitim. Nëpunësve të mbrojtjes ajo u tha se çdo gjë është e plotë kur ka gjithçka dhe se siç bëhet kujdes për standardin e pjesëtarëve të Armatës, njashtu prioritet është edhe standardi, vendi dhe roli i nëpunësve të mbrojtjes.
Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, nënkoloneli Vasko Gjurçinovski të gjithë punonjësve në Shtamadhori dhe Armatë u dha mirënjohje për mundin, rezultatet dhe punën gjatë vitit të kaluar.
"Periudhën e kaluar kemi arritur rezultate vërtet të shkëlqyeshme, kemi një udhërrëfyes të qartë se ku duhet t'i lëvizim prioritetet tona në periudhën pas, ky është obligimi ynë ndaj brezave të ardhshëm të atdheut tonë", tha gjenerali Gjurçinovski.
Më herët delegacioni i kryesuar nga ministrja Petrovska vendosi kurorë me lule të freskëta në memorialin në nderim të mbrojtësve në hapësirën e Ministrisë dhe Shtatmadhorisë. qa/
Foto: Ministria e Mbrojtjes