• e premte, 27 dhjetor 2024

Të premten në Tiranë takim i ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit

Të premten në Tiranë takim i ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit

Tiranë, 4 tetor 2023 (MIA) - Në kuadër të Samitit të Procesit të berlinit, i cili, këtë muaj, për herë të parë do të mbahet në Shqipëri, të premten në Tiranë organizohet takim i ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit.

"Nesër, e enjte, një ditë para takimit, do të paraprijë pritja e ministrave të jashtëm të vendeve nga Ballkani Perëndimor, vende të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësues të BE-së, si dhe organizata rajonale", lajmëroi agjencia e lajmeve ATSH, duke iu referuar Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme.

Procesi i Berlinit është nismë e kahëzuar drejt rritjes së bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe ofrimit të ndihmës për integrim të vendeve nga ky rajon në Bashkimin Evropian.

Në funksion të Samitit të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor, më 26 shtator në Tiranë u mbajt Forumi i ministrave të ekonomisë, ndërsa paraprakisht edhe i ministrave të punëve të jashtme. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR