Të paktën tre të vdekur në sulmin rus në Odesa
- Në sulmin rus të mbrëmshëm ndaj një ndërtese banimi në Odesa, e kanë humbur jetën tre persona, mes të cilëve edhe një nënë me vajzën e saj dyvjeçare, ndërsa ka frikë se nën rrënoja ka njerëz të bllokuar, njoftoi në Telegram shefi i administratës ushtarale të Odesës, Oleh Kiper.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:39, 6 prill, 2026
Kiev, 6 prill 2026 (MIA) - Në sulmin rus të mbrëmshëm ndaj një ndërtese banimi në Odesa, e kanë humbur jetën tre persona, mes të cilëve edhe një nënë me vajzën e saj dyvjeçare, ndërsa ka frikë se nën rrënoja ka njerëz të bllokuar, njoftoi në Telegram shefi i administratës ushtarale të Odesës, Oleh Kiper.
Ai shtoi se në sulm janë plagosur 15 persona, mes të cilëve edhe një grua shtatzëne dhe dy fëmijë.
"Të plagosurit kanë lëndime nga copëza shpërthyese, djegie dhe vuajnë nga thithja e tymit. Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Mjekët vlerësojnë se gjendja e fëmijëve është e moderuar", theksoi Kiper. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s