• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Të paktën tre persona humbën jetën nga shembja e një ndërtese në Spanjë

Të paktën tre persona humbën jetën nga shembja e një ndërtese në Spanjë

Badalona, 7 shkurt 2024 (MIA) - Shërbimet kompetente kanë nxjerrë trupat e tre personave nga pjesa e ndërtesës së shembur dje në qytetin spanjoll Badalona.

"Gjetëm tre trupa në rrënojat e ndërtesës në Badalona, shënoi sot shërbimi rajonal i zjarrfikësve në X.

Një pjesë e ndërtesës u shemb dje rreth orës 10 e 30 minuta, pas shembjes së parë të nënkulmit, që shkaktoi shembje shtesë të banesave.

Ksavier Garsia Albiol, prefekt i Badalonës, qytet bregdetar në veri të Barcelonës, tha se ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e një burri dhe dy grave.

Mediat lokale njoftuan se bëhet fjalë për  një ndërtesë 20 katëshe e cila është ndërtuar në vitin 1959 dhe së fundmi ka kaluar një inspektim sigurie. sa/

Foto: Skrinshot X

QËNDRONI TË LIDHUR