• e premte, 17 maj 2024

Të paktën tre fëmijë humbën jetën në incidentin e armatosur në një shkollë në Neshvil

Të paktën tre fëmijë humbën jetën në incidentin e armatosur në një shkollë në Neshvil

Uashington, 27 mars 2023 (MIA) – Të paktën tre fëmijë u vranë pasi një sulmues hapi zjarr në një shkollë private të krishterë në Neshvil, Tenesi, kumtoi policia lokale.

“Mund të konfirmojmë se më shumë persona janë shtruar në spital”, njoftoi Njësiti kundër zjarreve në Neshvil në Tuiter.

Shkolla në Neshvil e themeluar në vitin 2001 ka rreth 200 nxënës.

Policia bëri të ditur se edhe sulmuesi ka mbetur i vrarë. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR