• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën shtatë të vdekur nga stuhia tropikale që goditi Filipinet

Të paktën shtatë të vdekur nga stuhia tropikale që goditi Filipinet

Manila, 28 maj 2024 (MIA) - Autoritetet e Filipineve njoftuan se të paktën shtatë persona humbën jetën si pasojë e stuhisë tropikale Eviniar, e cila e goditi vendin gjatë fundjavës.

Eviniar solli erë dhe shi të fuqishëm, duke i mbyllur aeroportet dhe portet detare dhe e ndërpreu furnizimin me energji elektrike.

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Markos i Riu tha se moti i ligë ka goditur gati 27 mijë njerëz dhe se përpjekjet për kërkim dhe shpëtim do të vazhdojnë. Ai njoftoi se gjatë fundjavës ishte ndërprerë puna e tre porteve ajrore dhe nëntë porteve detare.

Eviniar ishte stuhia e parë tropikale e cila i goditi Filipinet këtë vit. Në këtë vend të Azisë juglindore vërehen mesatarisht 20 stuhi tropikale, që shpesh rezulton me shira të rrëmbyeshëm, erëra të fuqishme dhe rrëshqitje vdekjeprurëse të dheut. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR