• e diel, 22 dhjetor 2024

Të paktën pesë viktima në një qendër tregtare në Sidnei

Të paktën pesë viktima në një qendër tregtare në Sidnei

Kanbera, 13 prill 2024 (MIA) - Ndihmës shefi i policisë australiane, Entoni Kuk, deklaroi se në qendrën tregtare "Vestfild bondai xhankshën" (Westfield Bondi Junction)  në Sidnei, me thikë janë vrarë pesë persona.

Ai konfirmoi se sulmuesi është eleminuar. SIpas Kuk, ai me shumë gjasa ka vepruar i vetëm. Më parë një pjesë e mediave publikuan se në qendrën tregtare ndodheshin dy sulmues.

"Një police është përballur me sulmuesin, i cili në atë moment ndodhej në katin e pestë të qendrës tregtare. Ajo eci shpejt për të kapur. Ai u kthye nga ajo dhe ngriti thikën. Ajo e qëlloi dhe e vrau", theksoi Kuk.

Ndërsa ushtruesja e detyrës kryeministre e shtetit federal australian të Uellsit të Ri Jugor, Peni Sharl theksoi se është e tronditur nga sulmi.

"Jam e tronditur nga raportet për viktima të shumta në Bondai. Mendimet e mia dhe ato të qeverisë janë me viktimat, familjet e tyre dhe reaguesit e parë në këtë moment, si dhe ata që mund të kenë qenë dëshmitarë të këtyre ngjarjeve të tmerrshme", theksoi Sharp.

Në rrjetet sociale janë paraqitur video në të cilat vizitorët e qendrës tregtare përpiqeshin të luftonin sulmuesin. Gjithashtu u shfaq edhe një foto e sulmuesit.

Pas sulmit nga qendra tregtare janë evakuuar së paku njëqind persona. ls/

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR