• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Të paktën pesë ushtarë amerikanë janë plagosur në sulmin ndaj bazës ajrore "Ain al Asad" në Irak

Të paktën pesë ushtarë amerikanë janë plagosur në sulmin ndaj bazës ajrore

Uashington, 6 gusht 2024 (MIA) - Të paktën pesë ushtarë amerikanë janë plagosur, njëri prej tyre seriozisht, gjatë sulmit ndaj bazës ajrore "Ain al Asad" në Irakun perëndimor, kumtuan përfaqësues zyrtarë amerikanë.

Incidenti ka ndodhur në kohë kur Lindja e Afërt po përgatitet për valë të re eventuale të sulmeve nga ana e Iranit dhe aleatëve të tij, për shkak të vrasjes së anëtarëve lartë të pozicionuar të lëvizjes palestineze Hamas dhe grupit libanez Hezbollah javën e kaluar.

Sipas forcave irakiane të sigurisë, dy raketa "Katjusha" janë gjuajtur në bazën ajrore "Ain al Asad" në Irakun perëndimor dhe kanë rënë brenda në bazë.

Irani vlerësoi të mërkurën e kaluar se edhe SHBA-ja mban përgjegjësi për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Hanija në Teheran, për shkak të përkrahjes së tyre për Izraelin.

"Mund të konfirmojmë se ka pasur sulm me raketa ndaj forcave amerikane dhe të koalicionit në bazën ajrore 'Ain al Asad' në Irak", thuhet në deklratën e Ministrisë amerikane të Mbrojtjes. bsh/

Foto: arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR