• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën pesë deputetë të lënduar në Buenos Aires gjatë demonstratave kundër reformave ekonomike të presidentit të Argjentinës

Të paktën pesë deputetë të lënduar në Buenos Aires gjatë demonstratave kundër reformave ekonomike të presidentit të Argjentinës

Buenos Aires, 13 qershor 2024 (MIA) - Forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji mbrëmë në Buenos Aires për të shpërndarë demonstruesit që protestuan kundër reformave ekonomike të presidentit argjentinas Havier Millei.

Disa persona janë lënduar para Parlamentit, mes tyre pesë deputetë të cilët u goditën me gaz lotsjellës, ndërsa Senati po debatonte për pakon e reformave kryesore të presidentit ultra-liberal.

"Të paktën pesë deputetë të opozitës janë hospitalizuar", deklaroi deputetja Sesilija Moro.

Sipas Shoqatës kundër dhunës institucionale, rreth 40 protestues janë mjekuar për efektet e gazit lotsjellës. Demonstruesit u kundërpërgjigjën duke gjuajtur me gurë ndaj policisë dhe duke i vënë flakën dy automobilave.

Senati argjentinas më vonë e miratoi pakon legjislative që shkaktoi polemika serioze në shoqërinë argjentinase për reformat radikale në menaxhimin me shtetin dhe sitemin e taksave të Argjentinës, të vendosura nga presidenti Havier Milei. Kështu, ai e arriti fitoren e parë në qëllimet e tij për ndryshimet radikale në vendin e Amerikës së Jugut.

Mbrëmë vonë, senatorët miratuan pakon e reformës me 37 vota "pro" dhe 36 "kundër" pas 11 orësh debati të ashpër që u zhvillua pasi protestuesit jashtë u bënë thirrje për të hedhur poshtë pakon legjislative dhe u përleshën me policinë.

Nëse Senati e miraton pakon legjislative, ligji i propozuar do të shkojë në Dhomën e Ulët të Kongresit për shqyrtim. Nëse miratohet atje, ndryshimet e propozuara nga Milei do të jenë ligji i parë që ai ka miratuar që nga marrja e detyrës në dhjetor. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR