• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën katër persona kanë vdekur në sulmet ruse në Herson

Të paktën katër persona kanë vdekur në sulmet ruse në Herson

Kiev, 24 dhjetor 2023 (MIA) - Të paktën katër persona kanë vdekur, ndërsa nëntë janë plagosur në sulmet e mbrëmshme ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, deklaroi guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin.

Ushtria ukrainase në raportin e saj të rregullt ditor publikoi se shkatërroi 14 nga 15-të dronët e dërguar nga Rusia në Ukrainë.

Ushtria ruse kryen sulme artilerie në Herson, në jug të vendit, pothuajse çdo ditë.

“Gjatë natës së kaluar, ushtria ruse bombardoi qendrën e qytetit Herson”, shkroi Guvernatori Prokudin në Telegram.

Ai theksoi se raketa ka goditur një ndërtesë banimi ku kanë vdekur një burrë 87-vjeçar dhe gruaja e tij 81-vjeçare, ndërsa një burrë 54-vjeçar ka marrë lëndime në kokë dhe në këmbë.

Në një vend tjetër në qendër të Hersonit, ekipet e shpëtimit gjetën trupin e një personi tjetër ndërsa pastronin rrënojat.

Në 24 orët e fundit, në sulmet ruse në Herson, të paktën katër persona u vranë dhe nëntë u plagosën, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, theksoi Prokudin në Telegram.

"Ushtria ruse goditi pjesë banuese në atë zonë, instalime mjekësore, një objekt shkollor dhe infrastrukturën e nevojshme në Herson", shtoi Prokudin. 

Ai nuk dha më shumë detaje për dëmet materiale. 

Herson ndodhet në pjesën tjetër të vijës së frontit natyror të formuar nga lumi Dnjepër dhe është objektiv i sulmeve të artilerisë ruse pothuajse çdo ditë që kur qyteti u rimor nga forckat ukrainase në nëntot të vitit 2022, pas pushtimit disamuajsh rus. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR