• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e e shembjes së një ndërtese në Kinë

Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e e shembjes së një ndërtese në Kinë

Pekin, 28 maj 2024 (MIA) - Të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa një vajzë 12 vjeçare është në gjendje të rëndë, si pasojë e shembjes së një ndërtese në qytetin Tongling, provinca Anhui në Kinën lindore, kumtuan autoritetet lokale.

Njëra anë e një ndërtese pesëkatëshe u shemb dje, ndërsa hetimet fillestare treguan se pesë persona rezultojnë të zhdukur, raporton Sinhua.

Pas aksionit të kërkim-shpëtimit herët në mëngjes, janë gjetur trupat e katër personave, si dhe një vajzë 12 vjeçare e lënduar rëndë. rq/bsh/

Foto: Sinhua

QËNDRONI TË LIDHUR