• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën katër migrantë e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e komunikacionit në Kroaci

Të paktën katër migrantë e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e komunikacionit në Kroaci

Zagreb, 16 maj 2024 (MIA) - Në fatkeqësi të komunikacionit në Sinj të Kroacisë, në mëngjes jetën e kanë humbur katër persona, për të cilët policia dyshon se janë migrantë, ndërsa disa tjerë janë lënduar.

Siç njoftuan mediume kroate, mes viktimave është edhe një fëmijë i moshës 14-vjeçare.

Sipas mediumeve, gjatë ndjkjes policore nga Trilj drejt vendit Bërnaze, një automobil "Audi" me targa hungareze, duke ikur nga policia, për shkak të shpejtësisë së papërshtatur, është përplasur në një mur të trafostacionit, me ç'rast jetën e kanë humbur katër persona. Në një spital në Split janë dërguar persë persona, mes të cilëve edhe një fëmijë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR