• e hënë, 26 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën dhjetë viktima në aksidentin në Peru, autobusi del nga rruga dhe rrokulliset

Të paktën dhjetë viktima në aksidentin në Peru, autobusi del nga rruga dhe rrokulliset

Lima, 7 maj 2024 (MIA) - Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën kur një autobus me udhëtarë doli nga rruga dhe u përmbys në lagjen Puno të Perusë jugore, njoftojnë mediat lokale. 

Autobusi ndërurban po udhëtonte në linjën Puno-Kusko kur ndodhi aksidenti, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Andina.

Në autobus kishe 10 udhëtarë, ndërsa në mesin e viktimave ka edhe një foshnje gjashtë muajshe, njoftojnë nga policia. 

Televizioni shtetëror njoftoi se të lënduarit, disa prej të cilëve me lëndime të rënda u transportuan në spitalet e afërta.

Shkaku i aksidentit do të dihet pas hetimeve. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR