Të paktën dhjetë të vrarë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës
- Të paktën 10 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, humbën jetën në një sulm ajror izraelit në një shkollë në Kan Junis, në të cilin ishin vendosur palestinezët e shpërngulur.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:08, 4 qershor, 2025
Gazë, 4 qershor 2025 (MIA) - Të paktën 10 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, humbën jetën në një sulm ajror izraelit në një shkollë në Kan Junis, në të cilin ishin vendosur palestinezët e shpërngulur.
Armata izraelite i ka intensifikuar sulmet ajrore dhe ato me artileri në qytetin Kan Junis, ndërsa dje përmes fletushkave i paralajmëroi banorët që ta braktisin qytetin dhe të drejtohen nga perëndimi, për shkak të operacionit të ardhshëm kundër Hamasit dhe militantëve të tjerë. qa/
Foto: DPA