• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 93 persona humbën jetën në vërshimet në Keni

Të paktën 93 persona humbën jetën në vërshimet në Keni

Najrobi, 29 prill 2024 (MIA) - Kenia e shtyu hapjen e shkollave për një javë për shkak të pasojave nga vërshimet e mëdha të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të cilët e goditën këtë vend të Afrikës Lindore nga mesi i marsit dhe deri më tani morën gati 100 jetë. 

Vlerësohet se 93 persona humbën jetën në vërshimet, ndërsa pritet që numri të rritet pasi mbrëmë u përmbyt një anije në rajonin verior Garisa. 

Kryqi i Kuq i Kenisë njoftoi se 23 persona ishin shpëtuar nga anija, por dhjetëra ende konsiderohen si të zhdukur. 

Në kumtesën e Ministrisë së Arsimit bëhet e ditur se në vërshime rëndë janë dëmtuar disa shkolla. Mediat lokale njoftuan se më shumë se 100 shkolla janë vërshuar, ndërsa shumë prej tyre u janë rrënuar muret dhe çatitë.

Të gjitha shkollat të cilat duhej të hapeshin sot, e shtynë këtë për më 6 maj. 

Shira të rrëmbyeshëm e goditën Keninë nga mesi i marsit, ndërsa Departamenti i Metrologjisë së vendit paralajmëron për rrezik nga reshje të reja. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR