Të paktën 73 emigrantë rezultojnë të zhdukur pas mbytjes së anijes në bregdetin e Libisë
- Organizata Ndërkombëtare për Migrim në Libi tha sot se së paku 73 emigrantë rezultojnë të zhdukur dhe supozohet se kanë vdekur në mbytjen e anijes së djeshme në afërsi të bregdetit libian.

Tripoli, 15 shkurt 2023 (MIA) – Organizata Ndërkombëtare për Migrim në Libi tha sot se së paku 73 emigrantë rezultojnë të zhdukur dhe supozohet se kanë vdekur në mbytjen e anijes së djeshme në afërsi të bregdetit libian.
IOM theksoi se shtatë persona i mbijetuan mbytjes së anijes dhe u kthyen në bregdetin libian pasi anija u fundos me 80 persona në bord.
Emigrantët po përpiqeshin të arrinin në Evropë. ls/