Të paktën 63 persona humbën jetën në aksidentin me autobus në Ugandë
- Të paktën 63 persona kanë humbur jetën në një përplasje midis dy autobusëve në Ugandë, bëri të ditur sot policia lokale.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:46, 22 tetor, 2025
Kampalë, 22 tetor 2025 (MIA) - Të paktën 63 persona kanë humbur jetën në një përplasje midis dy autobusëve në Ugandë, bëri të ditur sot policia lokale.
Siç theksohet, aksidenti ka ndodhur pak pas mesnatës në autostradën midis kryeqytetit Kampala dhe qytetit verior të Gulus.
Ka edhe të lënduar.
Hetimi paraprak tregon se aksidenti u shkaktua nga dy autobusë që vinin nga drejtime të kundërta duke u përpjekur të tejkalonin automjete të tjera, një kamion dhe një automjet terreni.
"Dy autobusë u përplasën ballë për ballë gjatë manovrave të tejkalimit. Të gjithë që humbën jetën ishin në autobusë", bëri të ditur policiae Ugandës në Iks.
Foto: Policia e Ugandës