• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 60 njerëz janë vrarë në sulme të Shtetit Islamik në Kongo

Të paktën 60 njerëz janë vrarë në sulme të Shtetit Islamik në Kongo

Brazavil, 9 qershor 2024 (MIA) - Të paktën 60 njerëz janë vrarë në Kongon lindore në disa sulme të kryera nga dega lokale e Shtetit Islamik, njoftoi DPA, duke iu referuar kumtesë së autoriteteve.

Sulmet kanë ndodhur në rajonin Beni në provincën Nor Kivu.

Një burim nga Kryqi i Kuq në Kinshasa tha se "rreth 60 trupa janë gjetur...ndërsa të tjerët janë në terren në rajone, të cilat ende nuk janë të sigurta".

Shteti Islamik kumtoi se janë vrarë më shumë se 60 krishterë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR