• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 56 të vdekur në përleshjet në Sudan

Të paktën 56 të vdekur në përleshjet në Sudan

Hartum, 16 prill 2023 (MIA) - Në përleshjet në Sudan humbën jetën të paktën 56 persona, ndërsa 596 janë lënduar, kumtoi Komiteti Qendror i Mjekëve Sudanezë. 

Në luftimet rreth pallatit presidencial, televizionit shtetëror dhe komandës ushtarake në Hartum, humbën jetën 25 persona, prej të cilëve 17 civilë. 

Edhe armata sudaneze edhe forcat paraushtarake për mbështetje të shpejtë (RSF) pohojnë  se i kontrollojnë aeroportin ndërkombëtar dhe vende të tjera kyçe në Hartum. 

 Luftimet sot në mëngjes u përhapën edhe në Omdurman, një qytet afër Hartumit, si dhe në Port Sudan, një qytet në bregun e Detit të Kuq.

Në përleshjen në  bazën ushtarake në Kabkabi, në Sudanin perëndimor humbën jetën tre të punësuar në Programin Botëror për Ushqim, organi i KB-së që shpërndan ushqim për komunitetet e cenueshme. 

RSF pretendon se nën kontroll të tyre janë aeroportet në qytetin verior të Merove dhe në qytetin perëndimor të El Obejd. 

 Përleshjet shpërthyen pas tensioneve disajavësh për shkak të një propozimi për vendosjen e sërishe të pushtetit civil në Sudan. Që nga grushti ushtarak në vitin 2021 me Sudanin udhëheq një Këshill Sovran i përbërë nga gjeneralë të armatës. ar/

 Foto: Tuiter

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR