Të paktën 52 persona humbën jetën në një zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg
- Të paktën 52 persona humbën jetën sot në një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë të lartë në Johanesburg, qyteti më i madh i Afrikës së Jugut, njoftuan shërbimet lokale për gjendje të jashtëzakonshme.
- Post By Sara Ademi
- 09:33, 31 gusht, 2023

Johanesburg, 31 gusht 2023 (MIA) - Të paktën 52 persona humbën jetën sot në një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë të lartë në Johanesburg, qyteti më i madh i Afrikës së Jugut, njoftuan shërbimet lokale për gjendje të jashtëzakonshme.
Zëdhënësi i shërbimeve për raste emergjente, Robert Mulauxhi tha se 43 persona u plagosën në zjarrin herët në mëngjes. Sipas tij, numri i viktimave mund të rritet.
"Një operacion kërkimi është duke u zhvilluar dhe zjarrfikësit po lëvizin brenda ndërtesës. Ekipi ka gjetur 52 trupa deri më tani, tha ai, duke shtuar se të paktën një fëmijë ishte në mesin e të vdekurve dhe mund të ketë më shumë njerëz të bllokuar brenda.
Autoritetet thanë se zjarri është shuar pjesërisht. sa/
Foto: EPA