• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Të paktën 50 viktima në sulmin e bandës Gran Grif në Haiti

Të paktën 50 viktima në sulmin e bandës Gran Grif në Haiti

Port-o-Prens, 4 tetor 2024 (MIA) - Numri i të vrarëve në sulmin e grupit të armatosur Gran Grif në qytetin Pont-Sonde në Haiti u rrit në 50.

Paraprakisht sot u njoftua se gjatë sulmit janë vrarë rreth 20 njerëz, mes të cilëve edhe fëmijë, por aktivistët dhe përfaqësuesit qeveritar gradualisht filluan të zbulojnë më shumë njerëz të cilët janë vrarë.

Për sulmin është akuzuar grupi Gran Grif, i cili vepron në rajonin qendror të Pont-Sonde, Artibonit dhe konsiderohet si një nga grupet më brutale të Haitit.

Motivi për këtë sulm ende është i paqartë. sa/

Foto: EPA arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR