• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Të paktën 45 persona humbën jetën gjatë shembjes së digës në Keninë perëndimore

Të paktën 45 persona humbën jetën gjatë shembjes së digës në Keninë perëndimore

Najrobi, 29 prill 2024 (MIA) - Të paktën 45 persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë konsiderohen si të zhdukur kur herët në mëngjes u shemb një digë në Keninë Perëndimore, duke përmbytur shtëpitë dhe rrugën kryesore, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Një nga autostradat më të ngarkuara të Kenias është përfshirë nga automjetet, me shërbimet e urgjencës duke shpëtuar të lënduarit pasi uji mbuloi pjesë të mëdha të vendit.

Kryqi i Kuq i Kenias njoftoi se 109 persona janë dërguar në spital, ndërsa 49 konsiderohen të zhdukur. 

Shirat e rrëmbyeshëm në Kenia kanë shkaktuar përmbytje në të cilat kanë humbur jetën pothuajse 100 persona. Vendi është goditur nga reshje të dendura shiu që nga mesi i marsit dhe shërbimi meteorologjik paralajmëron se priten reshje të tjera. qa/

Foto: arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR