• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 40 persona e kanë humbur jetën në sulmet e sotme izraelite në Rripin e Gazës

Të paktën 40 persona e kanë humbur jetën në sulmet e sotme izraelite në Rripin e Gazës

Gazë, 15 tetor 2024 (MIA) - Ushtarët izraelitë sot kanë kryer sulm mbarë territorin e Rripit të Gazës, me ç'rast janë vrarë të paktën 40 palestinezë, ndërsa ushtria izraelite i ka rritur presionet rreth kampit të refugjatëve në Xhabalia, në veri të enklavës së okupuar palestineze, ku po zhvillohen luftime kundër pjesëtarëve të Hamasit.

Përfaqësuesit shëndetësorë palestinezë kumtuan se të paktën 11 persona e kanë humbur jetën nga zjarri izraelit afër El Faluxhes, kampi më i madh nga gjithsej tetë të refugjatëve në Rripin e Gazës, ndërsa 10 njerëz e kanë humbur jetën në një sulm raketor izraelit ndaj një shtëpie në Bani Suahila, pjesën lindore të qytetit Kan Junis, në jug të enklavës palestineze.

Më herët sot, në sulm ajror izraelit në Sabra, periferi e Gazës, janë shkatërruar tre shtëpi, ndërsa shërbimi lokal për ndihmë urgjente kumtoi se janë tërhequr dy trupa në vendin e shpërthimit dhe se po vazhdon kërkimi pas 12 personave, për të cilët besohet se kanë qenë në shtëpitë gjatë sulmit.

Në raportet thuhet se edhe pesë persona e kanë humbur jetën, pasi është goditur një shtëpi në kampin Nusejrat, në Gazën qendrore.

Zyra e KB-së për të drejtat e njeriut kumtoi se duket se ushtria izraelite "tërësisht e ka ndarë veriun e Gazës nga pjesa tjetër e Rripit të Gazës".

"Në mes të përleshjeve intensive dhe urdhërat për evakuim në Gazën veriore, familjet po ballafaqohen me druarje të paimagjinueshme, humbje të familjarëve, konfuzion dhe raskapitje. Njerëzit duhet të kenë mundësi të ikin në mënyrë të sigurtë, pa rrezik shtesë", thuhet në kumtesën e Adrian Cimerman, shef i nëndelegacionit të Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gazë. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR