• e diel, 11 janar 2026

Të paktën 39 palestinezë humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në sulmet izraelite në Gazë

Të paktën 39 palestinezë humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në sulmet izraelite në Gazë

Gazë, 30 prill 2025 (MIA) - Në 24 orët e fundit 39 palestinezë janë vrarë gjatë sulmeve izraelite ndaj Gazës, prej të cilëve 14 persona kanë humbur jetën në pjesën qendrore të enklavës, kumtuan burimet mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë e cila është nën kontroll të Hamasit, në raportin e tij ditor konfirmoi se në të njëjtën periudhë janë lënduar 109 persona, njofton Al Xhezira.

Nga fillimi i konfliktit, më 7 tetor të vitit 2023, numri i viktimave në Gazë është rritur në 52.400, derisa 118.014 persona janë lënduar, sipas të dhënave të Ministrisë.

Agjencitë botërore theksojnë se numrat nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR