Të paktën 35 viktima dhe 15 të lënduar në zjarrin në një ndërtesë në Kuvajt
- Së paku 35 persona kanë humbur jetën nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në Kuvajt, bëjnë të ditur mediat e atjeshme.
- Post By Fami Bajrami
- 12:26, 12 qershor, 2024
Kuvajt, 12 qershor 2024 (MIA) - Së paku 35 persona kanë humbur jetën nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në Kuvajt, bëjnë të ditur mediat e atjeshme.
Janë lënduar 15 persona, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit në rajonin jugor të Mangafit.
Zjarri është vënë nën kontroll, tha gjeneral majori Eid al Ovejhan nga MPB e Kuvajtit.
foto Piksabej