• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 34 të vdekur dhe 40 të lënduar në luftimet në Somali

Të paktën 34 të vdekur dhe 40 të lënduar në luftimet në Somali

Bosaso, 6 shkurt 2023 (MIA) - Të paktën 34 persona kanë humbur jetën, ndërsa 40 të tjerë janë lënduar në përleshjet në rajonin e shkëputur verior të Somalilendit, bënë të ditur sot mjekët nga spitali publik në qytetin Laskanud në atë rajon.

Ministri i Punëve të Brendshme i Somalilendit, Mohamed Kahin Ahmed, deklaroi se herët në mëngjes kanë shpërthyer luftimet në lindje të Somalilendit mes forcave rajonale dhe luftëtarëve antiqeveritar, një muaj pasi rreth 20 persona u vranë në protestat për shkak të kontrollit të zonave të diskutueshme. 

Somalilend u shkëput nga Somalia në vitin 1991, por nuk ka marrë njohje të gjerë ndërkombëtare të pavarësisë sl tij.

Një mjek në Spitalin Laskanud, në qytetin historik të Mohamad Farah, tha se të paktën 34 persona janë vrarë, ndërsa  40 janë plagosur. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR