• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën 31 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Qytetin e Gazës

Të paktën 31 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Qytetin e Gazës

Gaza, 20 shtator 2025 (MIA) - Të paktën 31 palestinezë janë vrarë sot në Qytetin e Gazës, bënë të ditur burime mjekësore lokale, ndërsa Izraeli e intensifikon ofensivën e tij ushtarake në kryeqytetin e enklavës palestineze me të njëjtin emër pavarësisht kritikave ndërkombëtare, raportoi DPA.

Në të gjithë Rripin e Gazës, sot janë vranë gjithsej 47 persona.

Forcat e armatosura izraelite nuk kanë komentuar ende mbi këto konstatime.

Gazeta izraelite "Jediot Ahronot" raportoi bombardime masive në disa pjesë të Qytetit të Gazës.

Sipas informacionit të lëshuar nga ushtria izraelite, rreth 480,000 palestinezë janë larguar nga qyteti, i cili dikur ishte shtëpia e rreth një milion njerëzve. Ata po përpiqen të arrijnë në zonën humanitare në Mavasi, e cila ndodhet në verilindje të qytetit të Rafah në Rripin e Gazës.

Autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës vlerësojnë se numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës gati dy vjet më parë është më shumë se 65,000, shumica prej tyre civilë.

Izraeli akuzon lëvizjen palestineze Hamas për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR