Të paktën 22 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit në një restorant në Kinë
- Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe tre janë lënduar në një zjarr në një restorant në qytetin verior kinez Lijaojang, bënë të ditur autoritetet lokale.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:55, 29 prill, 2025

Pekin, 29 prill 2025 (MIA) - Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe tre janë lënduar në një zjarr në një restorant në qytetin verior kinez Lijaojang, bënë të ditur autoritetet lokale.
Nuk është dhënë asnjë shkak për zjarrin.
Siç raportoi Beta, një numër politikanësh rajonalë kanë premtuar se hetimi do të jetë i plotë dhe se ata që janë përgjegjës do të ndëshkohen rëndë.
Lijaojang ndodhet në "rripin e ndryshkut", një ish-qendër industriale që ra në vështirësi, me një rrjedhje të madhe të popullsisë.
Zjarret janë të zakonshme në Kinë, zakonisht sepse personeli i shpërfill rregulloret për shkak të trajnimit të dobët ose presionit nga eprorët.
Infrastruktura e mirëmbajtur dobët, kimikatet e ruajtura në mënyrë të paligjshme dhe mungesa e daljeve në rast zjarri dhe mjeteve për shuarje janë faktorë që çojnë në fatkeqësi të tilla, të cilat shpesh nxiten nga korrupsioni.
Foto. Arkivi i EPA-s