• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Kinën veriore

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Kinën veriore

 Pekin, 9 prill 2025 (MIA) - Njëzet persona kanë humbur jetën nga zjarri në një shtëpi të të moshuarve në provincën veriore kineze Hubei, njoftuan të mërkurën mediat lokale, transmeton DPA.

 Zjarri shpërtheu mbrëmjen e djeshme në një shtëpi pleqsh pranë qytetit Çengde, rreth 220 kilometra në verilindje të Pekinit, njoftuan mediat shtetërore kineze, duke cituar autoritetet lokale.

 Banorët e tjerë të objektit janë transferuar për trajtim në spitalet e afërta, raporton DPA.

Ekspertët e vetëqeverisjes lokale janë në vend për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit, kumtuan mediat shtetërore, duke shtuar se shkaku i zjarrit po hetohet.

 Drejtori i shtëpisë është arrestuar, raportojnë mediat kineze.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR