Të paktën 18 të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë për ngjitës në Pakistan
- – Në një shpërthim në një fabrikë për prodhimin e ngjitësit në lindje të Pakistanit sot humbën jetën të paktën 18 persona, ndërsa afro njëzetë ishin lënduar, njoftuan persona zyrtarë.
- Post By Fitore Curri
- 19:15, 21 nëntor, 2025
Islamabad, 21 nëntor 2025 (MIA) – Në një shpërthim në një fabrikë për prodhimin e ngjitësit në lindje të Pakistanit sot humbën jetën të paktën 18 persona, ndërsa afro njëzetë ishin lënduar, njoftuan persona zyrtarë.
Shpërthimi, i cili rrjedh nga një kazan, e rrafshoi në tokë fabrikën dhe rreth dhjetëra shtëpi në qytetin industrial Fajsallabad, deklaroi për DPA nëpunësi për shpëtim, Faruk Ahmed.
Operacioni për kërkim dhe shpëtim që zgjati disa orë gjeti 18 trupa dhe 23 persona të lënduar nën rrënoja, deklaroi administratori lokal, Raxha Xhahangir.
Disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike, tha Ahmed.
Rrjedha e gazit ndoshta e shkaktoi shpërthimin, tha Xhangir, duke iu referuar gjetjeve preliminare.
Shpërthimi ndodh afro një javë pas një fatkeqësie të ngjashme në një fabrikë për kapsolla në krahinën jugore Sind në të cilën humbën jetën 10 persona. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s