Të paktën 16 të vdekur nga një rrëshqitje dheu në një fshat në Indinë perëndimore
- Të paktën 16 njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë u ngujuan kur shirat e dendur të musonit shkaktuan rrëshqitje dheu në një fshat malor në shtetin perëndimor indian Maharashtra, njoftuan sot zyrtarët e shtetit.
- Post By Sara Ademi
- 10:02, 21 korrik, 2023
Mumbai, 21 korrik 2023 (MIA) - Të paktën 16 njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë u ngujuan kur shirat e dendur të musonit shkaktuan rrëshqitje dheu në një fshat malor në shtetin perëndimor indian Maharashtra, njoftuan sot zyrtarët e shtetit.
Dhjetra shpëtues dhe alpinistë të trajnuar janë vendosur për të gjetur të mbijetuar nën grumbuj balte, dheu dhe gurësh, por kushtet e rënda të motit po pengojnë përpjekjet e shpëtimit.
Mediat amerikane raportojnë se autoritetet lokale kanë dërguar ekipe mjekësore për të ndihmuar të plagosurit.
Rrëshqitja e dheut u shkaktua në mes të natës në fshatin Irshalvadi, rreth 60 kilometra nga Mumbai, raportuan mediat, duke cituar përfaqësuesit zyrtarë.
Autoritetet njoftuan se në fshat janë gjithsej 48 familje dhe rreth 75 persona u evakuuan.
Shirat e dendur të musonit kanë mbyllur shkollat, përmbytën rrugët dhe i ndërprenë shërbimet hekurudhore në shtetin më të pasur të Indisë, Maharashtra.
Shkollat dhe kolegjet në Mumbai janë mbyllur sot. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s