• e diel, 30 qershor 2024

Të paktën 16 të vdekur në një aksident autobusi në Nikaragua

Të paktën 16 të vdekur në një aksident autobusi në Nikaragua

Managua, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Të paktën 16 persona kanë vdekur, mes tyre disa fëmijë, ndërsa mbi 26 të tjerë janë lënduar kur një autobus është përmbysur në një autostradë në veri të kryeqytetit, tha zëvendëspresidentja e Nikaraguas, Rosario Murillo.

Aksidenti ka ndodhur pranë Ranço Grande, një qytet në departamentin Matagalpa, në veri të Managua.

“Nëntë nga 16 viktimat janë identifikuar deri më tani”, tha Murillo, gruaja e presidentit të majtë të Nikaraguas, Daniel Ortega.

Ajo ka shtuar se shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin në të cilin ndodheshin rreth 70 persona, më pas është përmbysur në urë.

Operacioni për shpëtimin e pasagjerëve është në vazhdim. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR