• e premte, 05 korrik 2024

Të paktën 16 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit në një ndërtesë në Dubai

Të paktën 16 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit në një ndërtesë në Dubai

 Dubai, 16 prill 2023 (MIA) – Në zjarrin që shpërtheu në ndërtesën Al-Ras në Dubai humbën jetën 16 persona dhe 9 të tjerë janë lënduar.

Ndërtesa Al-Ras ndodhet në një nga lagjet e vjetra të qytetit, ku jetojnë një numër i madh të punëtorëve të huaj, por nuk është bërë e ditur  kombësia e viktimave. 

 Dyshohet se zjarri ka shpërthyer për shkak të mosrespektimit të rregullave të sigurisë. Në vitin 2017, autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe paralajmëruan vendosjen e rregullave më të rrepta të ndërtimit që të minimizohet rreziku i zjarreve për shkak të materialeve të ndezshme të përdorura për mbështjellje të jashtme.

Dubai është një nga shtatë qytetet e EBA-s me një popullsi prej rreth 3.3 milonë njerëz, ndërsa pothuajse 90 për qind e banorëve janë të huaj. ar/

 Foto: Piksabej

 

QËNDRONI TË LIDHUR