• e diel, 22 dhjetor 2024

Të paktën 15 të vdekur dhe 50 të lënduar gjatë daljes së një treni nga shinat në Pakistanin jugor

Të paktën 15 të vdekur dhe 50 të lënduar gjatë daljes së një treni nga shinat në Pakistanin jugor

Multan, 6 gusht 2023 (MIA) - Të paktën 15 pasagjerë e kanë humbur jetën, ndërsa 50 janë lënduar sot kur një tren doli nga shinat në Pakistan, thanë autoritetet lokale.

Treni po udhëtonte nga Karaçi në Ravalpindi kur të dhjetë vagonët dolën nga shinat në afërsi të stacionit hekurudhor Sarhari pranë Navabshah, në provincën jugore Sind.

Zyrtarët deklaruan se ekipet e shpëtimit i çuan pasagjerët e lënduar në një spital aty pranë në Navabshah.

Një përfaqësues i lartë i hekurudhës deklaroi se për shkak të aksidentit, linjat e trenave në linjën kryesore hekurudhore janë ndërprerë. Pasagjerëve në tren do t'u sigurohet udhëtime alternative dhe kujdes mjekësor.

Aksidentet hekurudhore ndodhin shpesh në shinat e mirëmbajtura keq në Pakistan, ku sistemet e komunikimit dhe sinjalizimit të epokës koloniale nuk janë modernizuar, ndërsa standardet e sigurisë janë të dobëta. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR