Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Pakistan
- Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në veriperëndim të Pakistanit, përfshirë 11 anëtarë të një familjeje, thanë sot persona zyrtarë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:50, 30 korrik, 2024

Islamabad, 30 korrik 2024 (MIA) - Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në veriperëndim të Pakistanit, përfshirë 11 anëtarë të një familjeje, thanë sot persona zyrtarë.
Shirat e rrëmbyeshëm të musonit shkaktuan përmbytje në provincën e Kiber Pakhtunva.
Shtëpia u përmbyt derisa familja ishte duke fjetur, ndërsa janë nxjerrë trupat e një burri, tre grave, si dhe gjashtë fëmijëve dhe një foshnje, tha zëdhënësi i shërbimit të emergjencës, Bilall Faizi.
Foto: EPA