• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një gurore në Indi

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një gurore në Indi

Guvahati, 28 maj (MIA) - Të paktën 13 persona kanë humbur jetën gjatë rënimit të gurores në verilindje të Indisë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Edhe 16 punonjës rezultojnë të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e viktimave nga gurorja në Meltum, ndërsa arritën të nxjerrin dy të mbijetuar.

Zona ende është duke u kontrolluar për të konfirmuar nëse ka ende punëtorë të ngujuar të gjallë, kumtuan autoritetet.

Në verilindje të Indisë me ditë bie shi i dendur pas stuhisë tropikale Remal. rq/bsh/

Foto: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR