• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 12 viktima nga tërmeti në Ekuador

Të paktën 12 viktima nga tërmeti në Ekuador

Kito, 19 mars 2023 (MIA) - Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga tërmeti në Ekuador, kumtuan autoritetet zyrtare.

Instituti Amerikan Sizmologjik USGS njoftoi se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.8 ballë.

“Deri në këtë moment kemi 12 të vdekur dhe një person të lënduar", publikoi në Tuiter presidenca e Ekuadorit, duke shtuar se tërmeti ka shkaktuar edhe dëme materiale.

Tërmeti ka ndodhur të shtunën në orën 12:12 sipas kohës lokale me epiqendër në komunën Balao dhe thellësi prej 44 kilometrash.

Më i goditur është qyteti i Kuenka.

Tërmeti ka prekur edhe vendin fqinj Peru, por nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale. Nuk është dhënë ndonjë paralajmërim për cunami.

Foto: EPA

 

 



QËNDRONI TË LIDHUR