• e premte, 05 korrik 2024

Të paktën 12 viktima në aksidentin midis dy minibusëve dhe një autobusi në Indonezi

Të paktën 12 viktima në aksidentin midis dy minibusëve dhe një autobusi në Indonezi

Xhakarta, 8 prill 2024 (MIA) - Të paktën 12 persona sot e kanë humbur jetën, ndërsa dy persona janë lënduar në aksidentin e trafikut ku janë përfshirë tre automjete në autostradën e provincës Java Perëndimore të Indonezisë, kumtoi policia.

Sipas raportit preliminar, incidenti ka ndodhur në autostradën në zonën Keravang, kur minibusi me nëntë udhëtarë ka filluar të ndalonte në korsinë për ndalesë, por u përplas nga një autobus që lëvizte pas tij.

"Autobusi u godit më pas nga një minibus tjetër i cili po dilte nga korsia", deklaroi shefi i policisë në Karavang, Virdhanto Hadikaskono", duke shtuar se pastaj të dy minibusët janë përfshirë nga flakët. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR