• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 12 luftëtarë proiranian u vranë në një sulm izraelit ndaj një fabrike në Alepo

Të paktën 12 luftëtarë proiranian u vranë në një sulm izraelit ndaj një fabrike në Alepo

Alepo, 3 qershor 2024 (MIA) - Të paktën 12 luftëtarë proiranian  u vranë mbrëmë në një sulm izraelit ndaj një fabrike në Alepo, në Sirinë veriore, kumtoi Qendra joqeveritare për monitorimin e të drejtave të njeriut.

Nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, Izraeli kryen sulme të rregullta në Siri, të drejtuar ndaj armatës së Bashar al Asadit dhe grupeve proiraniane të cilat u instaluan atje dhe e mbështesin presidentin sirian.

"Dymbëdhjetë luftëtarë proiranian nga kombësia siriane dhe e huaj u vranë sipas raportit në sulmin ajror izraelit ndaj pozitës në qytetin Hajan, në veri të Alepos, që shkaktoi shpërthime të forta në fabrikë", kumtoi Qendra siriane, me seli në Londër.

Ministria siriane e Mbrojtjes kumtoi se pas mesnate "armiku izraelit ka kryer sulm ajror nga Alepo juglindore i kahëzuar drejt disa pozitave në afërsi të Alepos", dhe se në sulm humbën jetën disa persona, ndërsa është shkaktuar edhe dëm material.

Qendra publikoi se qyteti Hajan është nën kontroll të grupeve proiraniane në të cilat ka shtetas sirian dhe të huaj.

Sulmet izraelite u përforcuan nga 7 tetori i vitit të kaluar dhe fillimi i luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit palestinez në Rripin e Gazës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR