• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën në krahinën kineze Guandong

Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën në krahinën kineze Guandong

Pekin, 22 prill 2024 (MIA) - Të paktën 11 persona e humbën jetën në vërshimet shkaktuar nga shirat e dendur të cilët një ditë më parë goditën krahinën lindore kineze të Guangdong, raportuan mediat britanike. 

Për shkak të vërshimeve 50.000 persona janë zhvendosur, njoftoi Departamenti për menaxhimin e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Çajna dejli. 

Moti i keq më shumë goditi qytetet Shaogaun, Guangxhu, Hehuan, Xhaoking, Meixhou dhe Huixhou. 

Mediat britanike raportojnë se në ndihmë të krahinave të goditura ka ardhur edhe armata kineze, duke ndihmuar mbi të gjitha në pastrimin e rrugëve.

Meteorologët njoftuan dje se niveli i ujit të lumit në disa pjesë të krahinës ka arritur një nivel që regjistrohet vetëm një herë në 50 vjet. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR