• e premte, 05 korrik 2024

Të njohur të gjithë pjesëmarrësit në plejofin e Kupës afrikane të kombeve

Të njohur të gjithë pjesëmarrësit në plejofin e Kupës afrikane të kombeve

Jamusukro, 25 janar 2024 (MIA) - Në kupën afrikane të kombeve, pas ndeshjeve të mbrëmshme nga xhiroja e fundit në fazën e grupeve, të njohur janë të gjithë pjesëmarësit në plejof.

Fazën e grupeve e kaluan Guinea Ekuatoriale, Nigeria dhe nikoqiri Bregu i Fildishtë (Grupi A); Ishujt Kepi i Gjelbër dhe Egjipti (Grupi B): Senegali, Kameruni dhe Guinea (Grupi C): Angola, Burkina Faso dhe Mauritania (Grupi D): Mali, Afrika e Jugut dhe Namibia (Grupi E): Maroku dhe RD Kongo (Grupi F).

Plejof faza fillon më 27 janar. Çiftet për 1/8 e finales janë:

Nigeria - Kameruni
Angola - Namibia
Ishujt Kepi i Gjhelbër - Maritania
Maroku - Afrika e Jugut
Mali - Burkina Faso
Senegali - Bregu i Fildishtë
Egjipti - RD Kongo
Guinea Ekuatoriale - Guinea. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR